Votë për rritjen e pagave me 98%, 30 deputetë të opozitës nuk votuan as “pro”, as “kundër” (EMRAT)

Votë për rritjen e pagave me 98%, 30 deputetë të opozitës nuk votuan as “pro”, as “kundër” (EMRAT)

Sali Berisha Kuvend

Opozita ishte e përçarë në qëndrimin e saj për projektligjin e ardhur nga qeveria dhe Komisioni i Ekonomisë për rritjen e pagave të administratës dhe deputetëve e ministrave.

Grupi i deputetëve të PD-së zyrtare, ashtu siç deklaruan, votuan pro projektligjit që rrit me 98%, ndërsa 30 deputetë të tjerë, shumica pjesë e grupit që mbështesin ish kryeministrin Berisha nuk ishin të pranishëm në momentin e votimit.

Ish kryeministri Berisha e paralajmëroi më herët qëndrimin kundër, ndërkohë që gjatë votimit nuk mori pjesë.

Në listën e deputetëve që nuk morën pjesë në votim ishin edhe ish kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj dhe disa aleatë të PD-së.

Deputetët e opozitës jo të pranishëm

  1. Sali Berisha
  2. Erisa Xhixho
  3. Agron Duka
  4. Oerd Bylykbashi
  5. Kastriot Piroli
  6. Petrit Vasili
  7. Tritan Shehu
  8. Asllan Dogjani
  9. Sorina Koti
  10. Edmond Spaho
  11. Lindita Metaliaj
  12. Agron Shehaj
  13. Ludovik Hasani
  14. Monika Kryemadhi
  15. Vangjel Dule
  16. Tomor Alizoti
  17. Ina Zhupa
  18. Nusret Avudalla
  19. Albana Vokshi
  20. Kasem Mahmutaj
  21. Isuf Çela
  22. Flamur Noka
  23. Flamur Hoxha
  24. Fatmir Mediu
  25. Luan Baçi
  26. Ilda Dhori
  27. Enkelejd Alibeaj
  28. Greta Bardeli
  29. Dashamir Shehi
  30. Edi Paloka


Këtë e pëlqejnë %d blogues: