
Këngëtarja legjendare vdiq dje në Zvicër në moshën 83 vjeçare teksa shkaku zyrtar i vdekjes nuk është zbuluar ende.
Turner raportohej se vuante nga shëndeti i dobët dhe ishte përballur me ishemi dhe kancer.
Legjenda e muzikës ‘soul’ e ‘rock’ ksihte pësuar nje dështim të veshkave dhe raportohet se kishte kryer një transplant në vitin 2017.
Në një prej postimeve të saj të fundit, ajo shkruante: “Veshkat e mia janë sëmurë prej tensionit të lartë të gjakut, pasi duhet të isha kuruar me mjekimet tradicionale”.
“Rrezikova veten duke refuzuar realitetin pasi besoja se trupi im ishte i paprekshëm e pashkatërrueshëm”.
Ajo përdorte postimin e saj për të ndërgjegjësuar ndaj një fushate të kujdesit të veshkave të quajtur ‘Show Your Kidneys Love,’ ku thoshte se njerëzit duhet të “lexojnë të gjithë historinë e sëmundjes time.”
Një zëdhënës i familjes së të ndjerës konfirmonte se Tina Turner, ose ndryshe ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’ ka vdekur paqësisht në moshën 83 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht pranë Zyrihut.
“Bashkë me të bota humbet një legjendë të muzikës dhe një model shoqëror.”
“Tina Turner e lindur me emrinAnna Mae Bullock më 26 nëntor 1939, në Nutbush, Tennessee, u bë e famshme në fund të viteve 60-të me grupe si Ike & Tina Turner Revue, dhe më vonë si artiste solo,” shkruajne ata.
“Me muzikën dhe vitalitetin e saj të, Tina Turner emocionoi miliona fansa e artiste të gjeneratave të ardhshme”.
Përfaqësuesi shtonte: “Do të ketë një ceremoni private funerali ku do të marrin pjesë vetëm miq të afërt e familjarë.”
“Ju lutem respektoni privatësinë e familjes në këtë kohë të vështirë. Interesime të mëtejshme të shtypit nuk do të marrin përgjigje”.
Pas disa vitesh abuzimi që e ndanë nga bota muzikore, Turner u nda nga bashkëshorti i saj abuzues Ike Turner dhe realizoi një nga rikthimet më të mëdha muzikore.
Gjatë karrierës së saj të gjatë, Tina Turner raportohet se i ka mësuar të kërcejë Mick Jagger, ka regjistruar atë që John Lennon qunate kënga më e madhe ndonjëherë, mes arritjeve të tjera.