“Rama i blinte zgjedhjet sepse kishte blerë kryetarin e opozitës”, Meta: Po e përjeton shumë rëndë 14 majin. E pe si qante në Sarandë?

I ftuar në emisionin “Opinion” Meta u shpreh se ajo që ka ndodhur deri tani, ishte që kreu i qeverisë i blinte zgjedhjet pasi kishte blerë kryetarin e opozitës.
Ai ka shtuar edhe se PS në Sarandë do të dalë forcë e tretë, pas kandidatit të opozitës dhe kandidatit të pavarur Gjergj Mërkur, që kryeministri Rama i kërkoi pak ditë më parë të tërhiqej nga gara.
“Ne e dimë shumë mirë se ai 14 majin po e përjeton shumë rëndë që tani. Ajo që ka ndodhur është që Edi Rama i blinte zgjedhjet më përpara sipas këtyre takimeve, pasi kishte blerë kryetarin e opozitës. Dhe ato mandatet aty, 19 deputetë i kam marrë kundër marrëveshjes së 17 majit, kundër Bashës, kundër Ramës, kundër bandave. PS në Sarandë është forcë e tretë, e pe si po qante në Sarandë.
Në 14 maj jam i sigurt që do të jetë një fitore absolute e opozitës. Minimum fitores është trekëndëshi Tiranë, Durrës, Elbasan është i padiskutueshëm. Nuk ka dështim për opozitën. Objektivi të kemi mbi 80% të këshillave bashkiake.
I ftoj të gjithë qytetarët shqiptarë të shkojnë të votojnë. Ai që nuk voton nuk ka të drejtë të kërkojë llogari nesër. Ai që nuk voton e lë fatin e tij në dorë të tjerëve.”, tha Meta.
Lajme.online