“Polonia mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE”, presidenti Duda në krah të Begajt: Duhet të rrisim shkëmbimet tregtare

Mes të tjerash Duda tha se në Tiranë do të mbahet forumi ekonomik polako-shqiptar, ndërsa shtoi se investitorë polake do paraqesin ofertat e tyre në Shqipëri.
“Polonia mbështet Shqipërinë për anëtarësimin në BE. Polonia është përkrahëse e dyerve të hapura të BE. Shteti ynë ka bërë sakrifica për anëtarësimin e sa në BE. Në Tiranë do të mbahet forumi ekonomik polako-shqiptar, ku investitorë polake do të paraqesin ofertat e tyre në Shqipëri. Shkëmbimet tona tregtare janë vetëm 200 milionë euro. Ndaj duhet të rrisim shkëmbimet tregtare mes vendeve. I kuptojmë shumë mirë sakrificat e shqiptarëve për të realizuar këto reforma. Shpresoj që efekti i këtyre takimeve do të jenë kontratat e reja, forcim i mëtejshëm i lidhjeve ekonomike. Bashkëpunimi është rritur në mënyrë të madhe.”, tha presidenti polak.
‘
Lajme.online