Operacioni gjatë natës/ Tre të arrestuar me Fredi Belerin, njëri prej tyre përfundon në spital. Zbardhet dëshmia e kandidatit të “BF”: S’kam lidhje me…

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi në një lidhje live për News24 se Beleri është arrestuar pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Siç u pa dhe nga video ku tregohej momenti i arrestimit, forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK.
Gazetari Mehmeti, duke iu referuar burimeve policore, Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave.
Ndërkohë, mësohet se një prej të arrestuarve është ndjerë keq gjatë arrestimit, pasi vuante nga problemet e zemrës. Ndaj është dashur që të ndërhyjë një ambulancë për dërgimin e tij në spital. Duke marrë shkas nga tensionet e së shkuarës në këtë bashki, Beleri dhe personat e tjerë të arrestuar janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Vlorës. Raportohet se në komisariatin e Himarës kanë qëndruar përgjatë gjithë natës mbështetës të Belerit.
Lajme.online