Nga droga te vjedhja dhe dhuna në familje, 4 të arrestuar në Tiranë. Nëna denoncon zhdukjen e djalit

Po ashtu në pranga përfundoi dhe 35-vjeçari me inicialet L.T., banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin me inicialet M. X., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa produkte në një market dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.
Ndërkohë, pas hekurave ra dhe 28-vjeçari me inicialet K. E., banues në Babrru, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. “Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja F. I., 37 vjeçe, e cila ka bërë kallëzim se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi E. B., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajme.online