“Me kë parti je?”, gazetari tregon incidentin: Si tentoi të më dhunonte truproja i Ballukut

Gazetari i News24 Enver Doçi është bërë sot pjesë e një incidenti. Ai pohoi se pak para një takimi elektoral të ministres Balluku në Bulqizë, truproja i saj ka tentuar ta dhunojë.
U futa brenda nuk kisha as kamera dhe pasi shoqëruesi i Ballukut më doli para dhe më bllokoi rrugën. Më tha “Kush je? Ku shkon? Me kë parti je?”. I thashë që vota është e fshehtë. Unë do futesha brenda si banor.
Turpëroja, pasi i thashë që do futem brenda më tha kush je, i tregova emrin dhe i thashë që jam banor I qarkut Dibër. Në atë moment kam ndezur celularin dhe kam regjistruar bisedën që bëra. Ai nuk fliste por bënte gjeste me duar. Ai është i shëndoshë, i veshur me rroba të zeza. Ai tentoi të më qëllonte, unë nuk isha si gazetar, por si qytetar i thjeshtë.”, tha Doçi.
Lajme.online