Mbetën të bllokuar në malin e Jezercës, shpëtohen 3 turistët çekë

Tre turistë çekë kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.  Ata janë shpëtuar falë ndërhyrjes me helikopter.

Helikopteri Caugar, me personal të kërkim shpëtimit, ia dolën të nxirrnin shëndoshë e mirë 3 turistët.

Ajo janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR.

“Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës.

3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR”.