“Lokalet”/ Këlliçi takim me personat me aftësi ndryshe, denoncimi i qytetarit: Pagesat tona janë qesharake! Në 12 të natës kanë ardhur fadromat dhe…

Ata thanë para Këlliçit se pagesat e tyre janë qesharake dhe se mungon infrastruktura. Sakaq një qytetar denoncoi rastin kur pak kohë më parë në mesnatë më zonën e Laparkës kanë shkuar fadromat për të prishur ndërtesat, pa u lajmëruar banorët.
“Te Kupola në Laprakë kemi pasur një magazinë që na i ka dhënë lali Eri dhe na i ka shembur. Unë di që ka një ligj, nëse do bëhet një pallat nuk e ndalojmë. Çështja është se nuk na kanë lajmëruar as me shkrim dhe asnjë lloj forme tjetër. Kanë ardhur në 12 të natës dhe i kanë vënë fadromën. Kemi lajmëruar policinë e rendit dhe kemi kallëzuar. Kallëzimet kanë kalaur në Prokurorinë e Tiranës. Kam shkuar në prokurori dhe më kanë thënë që do ndiqet po kur? I kam kërkuar takim kryetarit të bashkisë dhe nuk më ka pritur. Ne kërkojmë ligjin. Po të isha unë brenda dhe të binin fadromat sipër meje, kush do mbante përgjegjësi?”, u shpreh qytetari.
Lajme.online