KQZ letër SPAK-ut, Policisë dhe Prokurorisë, zbardhet shkresa për krimet zgjedhore

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një letër që mban firmën e kryekomisonerit Ilirjan Celibashit, SPAK-ut, Policisë së Shtetit, dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Shkresa lidhet me bashkërendimin e punëve të institucioneve ligjzbatuese në kuadër të parandalimit dhe evidentimit të veprave penale në zgjedhjet e 14 majit.

KQZ kërkon nga organet ligjzbatuese që të ketë një koordinim, duke caktuar dhe njohur reciprkisht kontaktet përkatëse në lidhje me dërgimin dhe pritjen e informacioneve të rastit.

Sipas KQZ ky koordinim nevojitet duke filluar nga dita e sotme dhe deri në përfundimin e procesit të numërimit të votave.