
E ashtuquajtura juri e madhe përbëhet prej një grupi të qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai.
Një juri prej tetë anëtarëve në gjykatën federale në Manhatan, ka thënë se Trump duhet t’i paguajë shkrimtares një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh.
Ndonëse gjetjet për abuzim seksual kanë qenë të mjaftueshme, juria nuk ka gjetur që Trump e ka dhunuar atë.
Trump nuk ka qenë prezent në gjyqin që ka nisur më 25 prill.
Carroll, 79-vjeçare, ka dëshmuar gjatë gjyqit civil se Trump, 76-vjeçar, e ka dhunuar në një dyqan në Manhatan më 1995 ose 1996, më pas ia ka prishur reputacionin duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social, në tetor të vitit 2022, se pretendimet e shkrimtares janë gënjeshtra./ REL