
Ai vazhdoi të pretendonte se nuk e dinte se kush ishte E. Jean Carroll në post.
“ASNJË ASNJË ASNJË IDE SE KUSH ESHTE KJO GRUA. KY VERDIKT ËSHTË NJË TURP – VAZHDIM I GJUETISË SË SHTRIGAVE MË TË MADHE TË TË GJITHA KOHËRAVE”, shkruan Trump.
Zëdhënësi i tij Steven Cheung i bëri jehonë Trump në një deklaratë duke e quajtur rastin “fals”.
Ndonëse gjetjet për abuzim seksual kanë qenë të mjaftueshme, juria nuk ka deklaruar që Trump e ka dhunuar atë.
Carroll, 79-vjeçare, ka dëshmuar gjatë gjyqit civil se Trump, 76-vjeçar, e ka dhunuar në një dyqan në Manhatan më 1995 ose 1996, më pas ia ka prishur reputacionin duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social, në tetor të vitit 2022, se pretendimet e shkrimtares janë gënjeshtra.