“Janë miqtë tanë”, thirrja e Preç Zogajt: Atje ku PD nuk garon, votoni kandidatët e Primareve

“Demokratët, të gjithë pa përjashtime, edhe elektorati gri, duhet të dalin në votime. Të votojnë për alternativën që e mendojnë si më të mirë. Demokratëve do iu thoja që të votojnë PD-në për të mbajtur të hapur rrugën e marrëdhënieve të ngushta me SHBA dhe BE. Po ashtu në bashkitë ku nuk ka kandidatë PD, të votojnë kandidatë të dalë nga Primaret, shumica prej tyre janë miqtë tanë, kemi udhëtuar së bashku në politikë ”, tha Zogaj.
Ndërkohë, pyetjes nëse duhet të votohet Igli Cara në Durrës, Zogaj tha se PD dhe kryetari i saj Alibeaj benë një propozim të drejtë e të guximshëm për të dalë me kandidatë të përbashkët, ku baza do të ishin kandidatët e Primareve.
“Propozimi i refuzuar nga Sali Berisha. Krejt pa arsye, sipas meje. Por tani jemi në fundin e fushatës. Personalisht, duke qene se e kam mbështetur dhe promovuar propozimin e zotit Alibeajt, dhe duke parë interesat e demokrateve në këto zgjedhje e përtej tyre, unë u them demokratëve të votojnë të gjithë Igli Carën. Apo dhe Luçiano Boçin dhe kandidatët e Primarëve atje ku PD nuk ka kandidatë vetë PD. Atje ku ka kandidatë PD, siç është Roland Bejko në Tirane dhe pak të tjerë në disa bashki të tjera, jam koherent, i ftoj që të votojnë kandidatin tonë, numrin 9, që është PD. Ky është qëndrimi që kam”, u shpreh ai.