Intrigë, dashuri dhe tradhti/ Zbulohen detaje nga filmi ku do të luajë Luiz Ejlli, Olta Gixhari do të luajë rolin e…

Ndërkohë që në rrjet qarkullonte lajmi se pjesë e filmit do të jetë edhe aktorja Olta Gixhari, ish banore e BBVA.
Flitet se dyshja do të jenë çift, pra burrë dhe grua, ndërsa skenari i filmit përfshin intrigë, histori dhe tradhti.
Së fundmi gazetari Blendi Salaj ka zbuluar ditën e sotme gjatë programit Wake Up disa detaje të reja nga filmi ku këngëtari dhe aktorja do të luajnë.
Moderatori tha se dyshja luajnë rolin e të dashuruarve, ndërkohë që vjehrra i bën magji Oltës.
“Çifti më i madh ose më i rëndësishëm i momentit, mund të mos jetë Luiz-Kiara, por mund të jetë Luiz Olta”– u shpreh ai.
“Flitet për një film të mundshëm ku Luizi dhe Olta do të jenë protagonistë të filmit ku ata luajnë një çift ku vjehrra i bën magji nuses që është Olta.
Vjehrrën mund ta luajë Kiara (them unë)”- shtoi moderatori.