Incident në Maliq/ Kryebashkiaku Topçiu në takim me traktoristët, Spaho filmon dhe akuzon! Përplasje mes tyre

Në ditën e fundit të fushatës elektorale, një tjetër incident u shënua në Maliq.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho u përplas me kryebashkiakun e Maliqit, Gëzim Topçiun. Ngjarja ndodhi në takimin elektoral të Topçiut me fermerët e zonës së Vreshtanit.

Takimi u zhvillua me traktoristët. Sipas kryebashkiakut, ata do të raportonin problemet që kanë me qëllim që të bëhet regjistrimi pas njoftimit nga zëvendës ministrja e transportit për vendosjen e trargave të mjeteve bujqësore.

Spaho, që pretendon se Topçiu po shfrytëzonte postin për fushatë, nsii të filmojë takimin. Menjëherë reagoi kryebashkiaku dhe banorët e pranishëm, që shtynë demokratin dhe i rrëzuan celularin.

Pjsë nga debati:

Spaho: Ky që shikoni është kryetari i bashkisë i cili ka mbledhur të gjithë tatktorët me premtimin dhe gënjeshtrën që do tu japë targat.

Topçiu: Po ik se nuk ka lezet kështu.

Spaho: Shikojeni këtë mashtrues në fushatë elektorale.

Pendavinji: Po mjaft u bëre si adoleshent mjaft.

Spaho: Ja edhe deputeti tjetër që ka ardhur për tu vënë targat traktorëve.

Spaho: Shikoni kryetarin e Bashkisë si mbledh vota.

Pas ngjarjes, Spaho dhe Topçiu i janë drejtuar Komisariatit për të bërë denoncime.