“Fitorja jonë në Tiranë, Elbasan e Durrës, e padiskutueshme”, Meta për replikat mes Ramës e kandidatit të pavarur në Sarandë: Kandidati i PS do dalë i treti

I ftuar në SyriTV, Meta shtoi se dhe në Sarandë kandidati i mazhorancës do të dalë i treti, pas kandidati të koalicionit dhe kandidatit të pavarur Gjergj Mërkuri.
Ai u ndal edhe tek zgjedhjet parlamentare të 2021, për të cilat tha se nuk ishin fitore e mazhorancës, por se opozita ishte e shitur.
“Është e padiskutueshme fitorja në Tiranë, Durrës, Elbasan. Është një histori e përfunduar. Kam bindje dhe për Pogradecin dhe Korçën. Në Sarandë, kandidati i Ramës do të dalë i treti. Opozita nuk ka humbur në 2021 por ishte e shitur. Opozita ka qenë e tradhtuar ndërkohë që tani është një garë e vërtetë. Kjo është një betejë që dhe vetë Edi Rama e di vetë se çfarë beteje është kjo. Se i di dhe ai ca gjëra nuk është se nuk i di. Nuk e ndal dot njeri fitoren tone”, tha Meta.
Lajme.online