“Do shkojë në burg tek ai”, Berisha nga Korça: Rama do ketë fatin e McGonigal, t’i japim atë që meriton më 14 maj

“Do shkojë në burg tek ai”, Berisha nga Korça: Rama do ketë fatin e McGonigal, t’i japim atë që meriton më 14 maj

Cc8dec24 Cf2a 468e B27d 09427440bd56

Sali Berisha nga Korça ka kërkuar votën për kandidaten e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ledina Aliolli. Berisha tha se në këto katër ditë që kanë mbetur duhet të bëjnë çdo gjë për të siguruar votën për të.

Ish-kryeministri Berisha tha se Edi Rama do të ketë fatin e Charles McGonigal dhe se do të shkojë në burg me të.

“Erdhi koha për t’i dhënë ndëshkimin që meritojnë. Rama ka vjedhur më shumë se çdo regjim tjetër në histori. Ka vjedhur dhe abuzuar miliarda euro, ka braktisur fshatin shqiptar. Ku shkuan paratë e 100 fshatrave? Tek miqtë e tij. Fshati u braktis! Ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi për ju dhe Shqipërinë. Rama i ka të numëruara kohërat. Edhe sot mediat amerikane sillnin të dhëna ëqë e trodjisin atë më edhe më shumë. Flet për Amerikën njeriu që korruptoi njërin nga njerzit kryesor të sigurisë së tyre. Ju garantoj se është i pandashëm nga fati i McGonigal, y do shkojë tek ai të vuaj burgun bashkë me të”, tha ai ndër të tjera.

“Katër ditë na ndajnë nga dita që ne me votën tonë do firmosim në një mision historik, ndryshimin e madh. Do firmosim fitoren e Ledina Aliollit, do firmosim fitoren e pluralizmit, do firmosim rikthimin e lirisë dhe dinjitetit.

Zgjedhjet vendore kësaj radhe janë zgjedhje për fatin e demokracisë shqiptare, ndaj dhe unë kam bindjen më të madhe se idealistët, të cilët u ngritën fuqishëm në këtë fushatë si asnjëherë më parë, do triumfojnë me 14 maj.

Edi Rama nuk lejon Filen e tij të ballafaqohet me Ledina Aliollin. Nuk lejon kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët e primareve. Kjo sepse ata kanë tmerr nga vetja e tyre. Ata janë zhytur në krime të tmerrshme ekonomike, vjedhje pas vjedhje, përvetësim pas përvetësimi.

Ata nuk paraqesin projekte sepse kanë vetëm mashtrime. I përgëzoj qytetarët e Korçës që kanë refuzuar takimet me Filen. Ftoj të gjithë shqiptarët të refuzojnë takimet me kandidatët e territ dhe bodrumit.

Nuk del dot Filja sepse ka firmën dhe paratë në resortet e Moravës dhe resortet e tjera. Nuk del dot Filja sepse e jep pyllin publik për prerje me 5 mijë lekë metrin dhe e shet me sekserët e tij 70 mijë lekë metrin e druve.

Nuk del Filja se me Ramën dhe Peleshin e tij, kanë zhytur Shqipërinë në një borxh të tmerrshëm. Nuk del Filja se ka mashtruar për aeroportin e Korçës.

Ç’punë ka Filja me Korçën? Aq sa ka punë një hajdut ordiner.

Këtu në Korçë, fitorja merr një dimension edhe më të shndritshëm, edhe më të shkëlqyer. Sepse këtu kryebashkiake do jetë Ledia Aliolli, një bijë e shquar e Korçës, një intelektuale e shkëlqyer, një familjare shembullore.

Por një politikane e re, e cila ka një dashuri të madhe për Korçën, për qytetarët, rrugët dhe rrugicat e saj. Ajo paraqiti këtu një projekt, më të shkëlqyerin që Korça mund të ketë dëgjuar ndonjëherë.

Kam një thirrje të veçantë për nënat, motrat dhe gratë e Korçës. Të votojnë, të bëjnë gjithçka këto katër ditë për të siguruar çdo votë për Ledina Aliollin, sepse në këtë mënyrë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për gruan shqiptare, për vajzën shqiptare, për nënën shqiptare, e cila pati këto 8 vite, vitet më dramatike të ekzistencës së saj në 30 vite.

Edi Rama nuk ka projekte, ka vetëm mashtrime”, deklaroi ai.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: