Deputeti i PD bojkoton Berishën, nuk i shkon në takimin përmbyllës në Durrës

Ish-kryeministri Berisha është duke zhvilluar një takim në Durrës aktualisht teksa kërkon për herë të fundit votën për kandidatin Igli Cara, i cili garon përballë Emiriana Sakos se PS-së.

Sako kërkon rikonfirmimin në detyrë, ndërsa Berisha synon që të mund të çojë Igli Carën në krye të bashkisë së qytetit  bregdetar.

Në këtë takim gjenden mjaft deputetë të PD-së që mbështesin Berishën, ndërsa vërehet mospjesëmarrrja e Ferdinand Xhaferajt, i cili rezultoi edhe deputeti më i votuar në qark për demokratët në zgjedhjet e prillit 2021.

Xhaferaj nuk ka miratuar asnjëherë marrjen e frerëve të PD-së nga Berisha edhe pse nuk duket të ketë patur ndonjë afrimitet edhe me Lulzim Bashën duke qëndruar kryesisht jashtë përballjes së dy kampeve në Partinë Demokratike.