
Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko synon një tjetër arritje historikë, pas kualifikimit në fazën e grupeve të europianit, aty ku Shqipëria e minifutbollit mundi Luksemburgun,Spanjën dhe barazoi me Rumaninë.
Më tej në gjysmëfinale kuqezinjtë u eliminuan nga Gjeorgjia, ndërsa një biletë për në finalet e botërorit e siguruan pas triumfit kundër Qipros me rezultatin 4-1.
Në botërorin e Gjermanisë, Shqipëria e minifutbollit fillimisht do të përballet me Portugalinë në datën 4 qershor në orën 21:00. Ndeshja e dytë do të zhvillohet një ditë më pas përballë Moldavisë në orën 19:00.
Ndërsa përballja e fundit me Kolumbinë do të luhet në datën 7 qershor në orën 09:00 të mëngjesit. Të gjitha sfidat e kombëtares shqiptare të minifutbollit do të transmetohen live në Digitalb/SuperSport.