
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, zhvilloi sot një takim me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Bardhi u shpreh në rrjetet sociale për takimin se partneriteti me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit.
“Ishte kënaqësi takimi me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë.
SHBA kanë qenë dhe do të mbeten përjetë miqtë tanë më të mirë”, u shpreh Bardhi.