Arrestimi i kandidatit të Himarës, ambasadorja greke takim urgjent në Ministrinë e Jashtme

Ambasadorja greke në Tiranë, Kostandina Kamici, ka zhivilluar këtë të premte një takim në Ministrinë e Jashtme, ku ka shprehur shqetësimin në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri.

Burime bëjnë me dije se ambasadorja Kamici ka qëndruar vetëm pak minuta.

Ajo është takuar me një nga drejtorët e ministrisë që mbulon çështjet me Greqinë dhe jo me Ministren e Jashtme.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se nuk ka patur ndonjë shkresë të dorëzuar nga ambasadorja por diplomatja ka ngritur shqetësimin e arrestimit të Fredi Belerit.