Arrestimi i Belerit në Himarë do të dëmtojë opozitën? Meta: Zero ndikim! Rama gjysmën e qeverisë e ka në burg, pjesa tjetër gati për t’ju bashkuar shokëve

Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor të gjitha mënyrat për të blerë vota, për shkak se ky i fundit ndjehet i tmerruar. Kreu i PL-së gjithashtu paralajmëroi se të gjithë krimet elektorale do të dokumentohet dhe se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.
Ndërsa komentoi edhe arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri, Meta tha se nuk do të ketë aspak ndikim për këto zgjedhjet.
Pyetje: A mendoni se rasti Beleri do të dëmtojë opozitën?
Meta: Zero ndikim, përkundrazi do të dëmtojë Edi Ramën. Ishte ai organizatori i atentatit në Kavajë me disa të plagosur në zgjedhjet e fundit të 25 prillit. Ishte ai provokatori i ngjarjes kriminale në Elbasan. Qytetarët e kanë kuptuar që për të shpëtuar nga një i marrë, ka vetëm një rrugë, pjesëmarrje në votime. Kryetari i ardhshëm i Tiranës ka bërë një fushatë shumë transparente, dhe ju të gjithë e keni parë. Cunami opozitar nuk ndalet, po dokumentohet çdo krim zgjedhor dhe çdokush do të përgjigjet para ligjit. Gjysmën e qeverisë e ka në burg dhe gjysma tjetër janë gati për t’ju bashkuar shokëve sepse ky i përdor. Edi Rama po përpiqet të blejë votat hapur kudo që shkon, Ju e shihni që po hidhet asfalt elektoral.
Nuk keni asnjë kallëzim?
Meta: Të gjithë e dinë se kush përpiqet të blejë vota, ne i kemi dokumentuar, të gjitha inskenimet që bëhen ndaj opozitës janë tmerri i cunamit mabrë popullor. Shqipëria ditën e diel ndahet me këtë regjim monist.
Lajme.online