Skulptura “Çelësi i të sotmes” do të udhëtojë në sheshet botërore, Mirashi: Shoqëria me harmoni nëse ka kulturë. Lubonja: Thirrje për komunikim!

Frymëzimi i artistit të madh qe mban emrin e artit Milot është derdhur në një strukturë metalike, e cila do ti paraqitet publikut botëror në sheshet kryesore të qyteteve të ndryshme.
Mesazhe për dialogun dhe paqen janë ato që përcillen nëpërmjet kësaj vepre.
Për publicistin Fatos Lubonja kjo vepër në simbolikën e tij ka çelësin, simbolin e komunikimit, që bën thirrje për hapje dhe jo për mbyllje të kufijve të komunikimit.
Një strukturë monumentale dhe mbresëlënës, prej çeliku kortëën, “Çelësi i të sotmes” do të jetë dhjetë metra i lartë dhe njëzet metra i gjerë.
Në “Piazza Mercato”, në Napoli, artisti me famë ndërkombëtare Miloti ka zgjedhur të vendosë “Çelësin e së sotmes”, një vepër që intrigon, një qasje komunikimi artistik që ngulmon ti japë zë heshtjes së diktuar.