Shpallja e Vjosës “Park Kombëtar” jehonë në mediet ndërkombëtare

Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se shpallja e Vjosës “Park Kombëtar” ka bërë jehonë në mediet prestigjioze ndërkombëtare.

Publikimi i lajmit thotë Rama i ka dhënë fuqi të re imazhit të vendit tonë në sferën ndërkombëtare.

Sipas tij, kjo gjë merr akoma më shumë vlerë në kushtet kur mbrojtja e mjedisit është kthyer në sfidë botërore.

Postimi i kryeministrit:

Jehona e Vjosës tonë “Park Kombëtar” në mediat e mëdha të botës i ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë, si një vend me bukurira të pafundme dhe vetëdije qeverisëse për përgjegjësinë monumentale të mbrojtjes së mjedisit në kushtet kur planeti vuan ndryshimet dramatike klimatike💙🇪🇺