“Shikoje nga parakolpi”/ Komunikimet skandaloze në grupin e “WhatsApp”, nis hetimi disiplinor ndaj policëve të Tiranës

“Shikoje nga parakolpi”/ Komunikimet skandaloze në grupin e “WhatsApp”, nis hetimi disiplinor ndaj policëve të Tiranës

Edi Rama

Në media kanë qarkulluar komunikime të efektivëve në grupin e chatit të komisariatit nr.1.

Bëhet fjalë për një vajzë të humbur, ndërsa shefat në komunikimin e tyre në Whatsapp flasin për të me komente seksiste.

Sipas asaj që shkruhet në chat vajza është vetëm 18 vjeç, ndërsa ndaj saj komentohet “ça modeli është” dhe “shihe nga parakolpi”.

Si pasojë e kësaj ka ardhur edhe një reagim nga drejtoria Rajonale e AMP Tiranë.

“BalkanWeb”, mëson se drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka nisur menjëherë procedurat për nisjen e hetimit disiplinor ndaj punonjësve të Policisë Tiranë, pas publikimit në rrjete sociale të disa komunikimeve jo etike, në grupet e komunikimit.

BISEDA E PLOTË:

Rustem Dervishi: Kjo vajzë është larguar nga banesa dhe nëse konstatohet të shoqërohet në Komisariatin më të afërt.

Ina: Çfarë vit prodhimi është shef?

Rustem Dervishi: Modeli i fundit duket

Petrit Hala: Shikoje Ina nga parakolpi

Ina: Si urdhëron shef! Fshati që nuk nuk ka nevojë për kallauz!

Petrit Hala: Fshati që duket që nuk ka nevojë për drita

Rustem Dervishi: (bisedë e fshirë) 24 -02—2005 shkurt

Petrit Hasa: Do pyetur ata punëtorët e atij lokalit që kishin sot për kallëzim, mbase e kanë parë

Ina: Ahh jo shef subjekti në fjal nuk lëviz nëpër ato zona! Ka direzione të sakt me objektiva t’qarta për jetën


Këtë e pëlqejnë %d blogues: