Protestat në Francë pas rritjes së moshës së pensioneve/ Plagoset një polic, arrestohen mbi 120 persona

Policia tani ka arrestuar pothuajse 50 persona të tjerë gjatë protestave në Paris, duke e çuar totalin në 120, sipas Le Figaro.

Një oficer policie u plagos gjatë një përplasje me protestuesit dhe rebelët.

Kjo përplasje mes qeverisë dhe protestuesve nisi pasi qeveria franceze vendosi të detyrojë reformat e pensioneve pa votim në parlament.

Turmat u mblodhën në Place de la Concorde në përgjigje të rritjes së moshës së pensionit nga 62 në 64.

Planet kishin ndezur dy muaj debate të nxehta politike dhe greva.