Ky është autori i dyshuar i krimit me 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Paskuqan
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë në Paskuqan, ku ish-dhëndri shkoi në shtëpinë e ish-gruas dhe qëlloi me armë duke vrarë dy persona dhe plagosur tre të tjerë.
Ai është Ramazan Kuta, ndërkohë është publikuar edhe foto e tij.
Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e tij. Paraprakisht, dyshohet se ish-dhëndri ka hyrë brenda banesës dhe i ka qëlluar me breshëri kallashnikovi.
——————
Të shtëna me armë janë regjistruar pak caste me parë në Paskuqan.
Burimet thanë se ish dhëndri ka qëlluar me armë ndaj familjarëve të ish bashëshortes.
Burime nga vendi i ngjarjes, thonë se si pasojë e të shtënave raportohet edhe për të vdekur.
Dyshohet se deri më tani ka tre persona të vrarë si pasoje e te shtenave.
Policia sakaq ndodhet ne vendngjarje.