Mjegulla “pushton” aksin Korçë-Pogradec, policia apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes

Mjegull në disa pjesë të aksit rrugor Korçë – Pogradec.

Këtë mëngjes juglindja është zgjuar “e pushtuar” nga mjegulla, edhe pse temperaturat janë në rritje në krahasim me ditët që lamë pas.

Për shkak të mungesës së fushëpamjes, shpejtësia e automjeteve është reduktuar ndjeshëm.

Ndërkohë që policia rrugore apelon për kujdes të shtuar.