Me mision special në Greqi, një arbitër shqiptar në derbin e Selanikut

Arbitri Juxhin Xhaja do të “emigrojë” këtë fundjavë drejt Greqisë me mision për të asistuar në ndeshjen e elitës greke, Aris-Paok.

Xhaja do të jetë në dhomën e VAR-it në derbin e Selanikut teksa arbitri shqiptar në shumë raste është preferuar edhe në arenën ndërkombëtare duke fituar besimin në instancat më të larta.

Një risi kjo për Xhajën duke qenë se nuk ka asistuar më parë në një sfidë të kampionatit grek. Kjo ndeshje do të zhvillohet më datë 19 mars duke nisur nga ora 18:00./Super Sport