
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano njoftoi se ky ishte raundi i fundit i bisedimeve.
Kosovo/Serbia: High Level meeting of the 🇪🇺 facilitated Dialogue in Ohrid is over. @JosepBorrellF will brief about the outcome shortly. Watch 🎥 live on EbS+ https://t.co/pthDGsCzZh
— Peter Stano (@ExtSpoxEU) March 18, 2023
Takimet kanë nisur në orën 10:30, për t’u mbyllur rreth orës 22:00.
Fillimisht, Kurti dhe Vuçiç, zhvilluan takime më vete me ndërmjetësuesit evropianë dhe më pas nisi takimi trepalësh, ku palët diskutuan për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve.
Ndërmjetësues të takimit kanë qenë shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe në cilësinë e vëzhguesit, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në agjendën e bisedimeve ka qenë marrëveshja e dakorduar në parim në takimin e 27 shkurtit në Bruksel. Top Channel ka siguruar dokumentin konfidencial, që ka qenë në tryezë përgjatë gjithë ditës, për të cilin ende nuk dihet nëse është pranuar.
Në dokumentin që amerikanët dhe europianët i kanë dhënë Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç, thuhet se palët nuk kalojnë vijat e kuqe por bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemeve. Beogradi nuk do të pengojë Kosovën për integrimin. Dokumenti tregon përfitimet dhe ndëshkimet, parashikon themelimin e asociacionit, përfitime ekonomike nëse palët bëjnë marrëveshje dhe nëse e refuzojnë, ndërpritet integrimi.