“Manja kriminel elektoral”, Berisha: Po dalin të dhëna që fundosin Ramën! Do të ketë fatin e McGonigal

Berisha tha se vrasësit ndodhen në qeveri, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe ndaj ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, duke e quajtur këtë të fundit një kriminel elektoral.
“Kujtoni vrasjen në Don Bosko. Unë i akuzova sepse vrasësi i saj fshihet në qeveri dhe nuk dhanë asnjë përgjigje. Ulsi Manja krimineli elektoral u ngrit dhe deklaroi se ndjehet krenar. Kurrë ndonjëherë parlamenti nuk ka qenë ndonjëherë në këtë shkallë të inkriminimit. McGonigal ka qenë ndërmjetës, e morët vesh se si i kanë përzier aksionet Edi Rama me McGonigal dhe këtë e deklaron ish presidenti i Dhomës Amerikane të tregtisë që kanë qenë këtu në atë kohë. Po dalin të dhëna që e fundosin Edi Ramën në mënyrë përfundimtar”, tha Berisha.
Ulsi Manja në fjalën e tij në Kuvend tha: Zoti Berisha kur më etiketon si kriminel elektoral ma beso më bën nder. Kur etiketon ditë kriminel raporti është me drejtësisë , unë kam qenë dhe jam i gatshëm të shkoj para drejtësisë. Ti a je i gatshëm të shkosh përpara drejtësisë?
Lajme.online