“Luli bajloz e ciklop që paska shtypur opozitën?”/ Lapaj: Berisha e Alibeaj arkaikë! Po i lënë 61 bashki në tavolinë pushtetit

Avokati Adriatik Lapaj ka deklaruar se të grupimet brenda PD janë arkaikë dhe se mendojnë vetëm për interesat e tyre duke mos llogaritur problemet e shqiptarëve.
Ai ka zhvilluar një debat për këtë çështje me ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe drejtorinë News24 Robert Rakipllari.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Rakipllari: Ka skaduar afati i koalicioneve.
Topalli: Hipokrizi dhe qesharake. këta nuk njohin kuvendin e dhjetorit dhe Statutin e dalë prej saj. Njohin kandidatët por jo forumet dhe proceset nga kanë dalë. Është fake dhe qesharake, nuk ka ndodhur në 3 dekada.
Lapaj: E kupton sa arkaikë janë të gjithë. Janë 19 mijë punonjës që u hoqën nga puna se i falën bashkitë në 2019.
Topalli: Kush?
Lapaj: Partia jote
Topalli: Jo partia ime kryetari, thuaja kur të duash jo mua
Lapaj: Ata që ju i dolët kundër në zgjedhje, Arkaizëm i shpifur i shëmtuar sepse sillen në 2023 si plaçkitës së shpresës së opozitarëve këtij vendi, edhe Alibeaj edhe Berisha. Nuk marrin interesin e qytetarëve që u hoqën nga puna, nevojat e të rinjve që po ikin nga vendi nga mungesa e shpresës, të atyre fermerëve që smarrin subvencione se quhen të djathtë.
Nderi më i madh që po i bëni pushtetit janë lënia e 61 bashkive në tavolinë.
Hapni krahun e mos mbani opozitën.
Topalli: Do Alibeajn?
Lapaj: Qëparë isha i drejtë tani jo? Ju si zonjë e nënë ju respektoj, por në politikë mos merr mëkatet e atyre që po bëjnë këta
Topalli: Nuk më akuzon dot për ata që kam thënë 10 vite më parë
Lapaj: Këta për interesa të ngushta po lënë në opozitë 61 bashki të vendit duke bërë një dallgë të re emigrantësh se[pse secili do të jetë në krye të fshatit të vet. këtu po çalon ky vend sepse duhet garë.
Topalli: Ne për garë po flasim por ai nuk do, atë po flasim. Do fake opozitë
Rakipllari: po flet si një alternativë e re
Lapaj: Si një mendim i ri, kam ndërmend të bëj opozitë reale, s’kam lidhje me partitë e reja.
Rakipllari: Nuk hyn dot në garë
Lapaj: Që nesër. Pse duhet të bëj parti? E kanë pronë këta partitë që kanë?
Rakipllari: Shkoni tek PS
Lapaj: Kam bindje opozitare dhe i djathtë, nuk kam shpresë tek Rama mendoj se është autokrat
Rakipllari: Shko tek Rama dhe merrja partinë
Lapaj: Me Ramën i kam të shkëputura marrëdhëniet sepse është autokrat. Unë po them nuk është çështja e një individi, por nuk dua të kthehem në njeriun që shitet për një karrige.
Në zgjedhjet e fundit u bë ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Kur i bë debati opozita nuk tha një fjalë për hapjen e garës. pse s’ja lanë topin në derë autokratit të tmerrshëm? Unë i pari do isha me këta. Pse Luli vetëm i ka bërë të gjitha. Lulin na e bëtë katallan e bajloz, ciklopi që ka shtypur opozitën.
Lajme.online