“Lokalet”/ Rakipllari: Vendimi i KAS, akt zyrtar i deformimit të zgjedhjeve. Regjimit i intereson që minoranca të garojë me siglën e PD

“Lokalet”/ Rakipllari: Vendimi i KAS, akt zyrtar i deformimit të zgjedhjeve. Regjimit i intereson që minoranca të garojë me siglën e PD

Rakipllari

Në studion e “Open” po komentohet vendimi i marrë sot nga KAS në lidhje me regjistrimin e PD me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Drejtori i News24 Robert Rakipllari ka deklaruar se vendimi i sotëm është një akt zyrtar tashmë për deformimin e zgjedhjeve.

Ai u shpreh se regjimit në pushtet i intereson që pakica të garojë nën siglën e PD, ndërkohë që shumica të jetë e shpërndarë në koalicione.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Robert Rakipllari: Sot ka nisur deformimi i zgjedhjeve të 14 majit. Akt zyrtar i deformimit të zgjedhjeve. Interesi i regjimi është që PD të jetë në disa koalicione për të përçarë opozitën. E vetmja simbolikë që i jep mundësi grupit të Alibeaj është nën siglën e PD.

Celibashi ka treguar një lloj integriteti që nuk regjistroi një parti ku as vetë Alibeaj nuk kërkoi të jetë në fletë.

Dritan Hila: Më vjen keq që Berisha nuk përfaqësohet me siglën e PD. Në perceptimin tim ka shumicën në PD, por doja realisht të dija sa vota ka.

Robert Rakipllari: Regjimit nuk i intereson. I intereson që pakica të hyjë në zgjedhje me siglën e PD dhe pjesa tjetër të degdiset me forma të tjera.

Lajme.online


Këtë e pëlqejnë %d blogues: