“Kryemadhi mori disa pagesa nga kompani ruse në 2017”, portali Eu Reporter fshin artikullin për deputeten e Partisë së Lirisë

Në shkrim thuhej se kalimi i parave është bërë përmes disa kompanive offshore.
“Dëshmitë tregojnë se Monika Kryemadhi, gruaja e ish-presidentit shqiptar që qeverisi në koalicion me PD-në, Ilir Meta, ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës me lidhje të ngushta me Kremlinin, përmes një sërë kompanish offshore”, thuhet në shkrimin e këtij portali me bazë në Bruksel.
Por pak orë më vonë portali e ka fshirë shkrimin dhe nëse klikon në linkun e artikullit, del një faqe “error”.
Deputetja e Partisë së Lirisë i ka dërguar një e-mail redaksisë së EuReporter ku i kërkonte vënien në dispozicion të provave dhe ndjekjen e çështjes në një gjykatë civile ndërkombëtare.
Pas këtij e-maili portali e ka fshirë shkrimin.