Koalicioni opozitar, Meta optimist: Këshillat bashkiakë do kthehen në parlamente reale. Në Bulqizë, 1/3 e zyrtarëve shkoi pas hekurave. Bashkia Vorë ka falimentuar!

Gjatë fjalës së tij Meta u ndal te koalicioni i opozitës “Bashkë fitojmë” me grupin e Berishës dhe disa partive të tjera, ku u shpreh optimist.
Ai u ndal dhe te arrestimi i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.
“Nuk është diçka e re koalicioni ynë me Partinë Demokratike sepse është një koalicion i firmosur prej disa muajsh. Ka të bëjë me transformimin e këshillave bashkiakë në parlamente të vërteta vendore ku do të flasin vetë qytetarët nga tribuna e këshillit të bashkisë për problemet që ata ndeshin. Për padrejtësinë që kanë ndeshur dhe do u jepet zgjedhje shqetësimeve të tyre dhe jo klientelës së kryebashkiakëve dhe qeverisë në largim. Gati 1/3 e bashkisë së Bulqizës u arrestua mbrëmë, por mos harroni se shumica nuk janë në detyrë. Disa prej tyre kanë përfunduar para drejtësisë, por edhe në kërkim, edhe me nga tre-katër emra.
Shembulli skandaloz është bashkia e Vorës. Dhe ka falimentuar. Bashkia e Vorës ku ka më shumë biznese, se çdo vend tjetër i Shqipërisë. Në vendndodhjen strategjike për shërbime, pranë aeroportit dhe Durrësit. Imagjino të falimentosh bashkinë e Kavajës, e sa bashki të tjera. Dua të theksoj se zgjidhja që bëmë dje për të mos rrezikuar në çdo rast regjistrimin e kandidatëve tanë dhe të opozitës së bashkuar dhe të vërtetë në zgjedhjet e 14 majit, që janë zgjedhur përmes proceseve legjitime, na obligoi që të bënim këto zgjidhje. Fuqia e bashkimit dhe e votës, për këto shpërdorime, gjithçka tjetër që vjen pas do jetë e rëndësishme që të hedhim themelet e një pushteti vendor. Ne jemi të vendosur, sipas edhe një plani hungarez, që ka dhënë zgjidhje.”, tha Meta.