Integrimi i Shqipërisë, Varhelyi “mesazh” BE: Duhet dhe ne të mbajmë fjalën, kur vendi kandidat e ka mbajtur. Kemi detyrime!

“Nuk është vetëm Shqipëria që duhet të japë rezultate, pasi dhe ne kemi detyrime. BE duhet të jetë e gatshme të mbajë premtimet e veta, kur nga ana e vendit kandidat janë mbajtur. Dhe këtë po bëjmë. Kjo është arsyeja pse kemi hartuar saktësisht planin ekonomik, është shumë e rëndësishme që ta realizojmë atë për të qenë në gjendje të përshpejtojmë zhvillimin e ekon0omike këtu. Vitet e kaluara shifrat kanë qenë të mira, por duam më shumë. Kemi dhënë 1.8 mln euro grantesh për 40 projekte në Ballkan, por na duhet të shkojmë përtej”, u shpreh ai.
Këtë koment Varhelyi e bëri gjatë konferencës për shtyp së bashku me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, dhe kryeministrin Edi Rama.