Inceneratori i Tiranës/ Bushati: Nuk ekziston, është në hetim. Tedi Blushi: Rilindasi i vetëm i ndershëm që e pranon

Ndërkohë që debati mbi koalicionin Meta-Berisha për zgjedhjet lokale të 14 majit ka tensionuar debatin mes të ftuarve në “Open”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi pyeti përfaqësuesin e Partisë Socialiste Ervin Bushati se çfarë po ndodh me inceneratorin e Tiranës.
Bushati pranoi se inceneratori nuk ekziston dhe se kjo çështjes është nën hetim.
“Le të lëmë gjykatën të flasë”, thotë Bushati.
Pjesë nga debati në studio:
Blushi: Ndërkohë që flasim ekziston inceneratori i Tiranës?
Bushati: Nuk ekziston. Është në hetim unë nuk jam prokuror. Të flasë gjykata.
Blushi: Rilindasi i vetëm i ndershëm që e pranon. Më në fund njëri e pranon.