
Shqiptari i famshëm në Tik Tok, Aleks Visha është personi të cilit iu bllokua makina, pasi po qarkullonte me 305 km/h në tunelin e Kalimashit.
Visha videon gjatë ecjes me shpejtësi të madhe e ka publikuar edhe në rrjete sociale.
Pas publikimit të videos policia e ka identifikuar në bazë të pamjeve filmike dhe e ka shoqëruar në Komisariat.
Ndaj tij u mor masa administrative 100 000 lekë të reja, ndërsa po ashtu iu bllokua “Ferrari”.