“Durrësi është shtëpia juaj”/ Zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara takohet me të rinjtë e qytetit bregdetar: Bashkë fitojmë!

“Durrësi është shtëpia juaj”/ Zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara takohet me të rinjtë e qytetit bregdetar: Bashkë fitojmë!

336722084 529322875986982 5262152439087094931 N

Kandidati i koalicionit opozitar për Durrësin, Igli Cara, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë e qytetit bregdetar.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, ai shprehet ndër të tjera se energjia rinore ishte kryefjala e këtij takimi, që do të pasohet nga dhjetëra të tjerë.

“Një bashkëbisedim mbresëlënës me të rinjtë, që treguan edhe një herë që e duan Durrësin dhe njohin çdo problematikë të tij.

Energjia rinore ishte kryefjala e këtij takimi, i cili do të pasohet nga dhjetëra të tjerë, duke u konkretizuar në vijimësi me projekte dhe vendimmarrje, për t’ju dhënë më të mirën, sepse

Durrësi është shtëpia juaj! Bashkë fitojmë!”, shkruan ai.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: