
Një 48-vjeçar shqiptar është arratisur pasditen e së enjtes nga paraburgimi i Magnezisë, por është kapur pas 4 orëve.
48-vjeçari ka qenë i dënuar për dhunë në familje.
Vetëm të premten e kaluar ai u dënua me 18 muaj me kusht, pasi Gjykata e Volos e shpalli sërish fajtor për dhunë fizike në familje, kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të tyre.
Mediat greke shkruajnë se pas marrjes së dënimit në korridorin e gjykatës, ai kërcënoi prokuroren duke i thënë se “Do të dërgoj ty në burg”.