
Dy trenat, njëri pasagjerësh, tjetri mallrash gjendeshin në itinerarin mes Athinës dhe Selanikut. Aksidenti ndodhi pranë qytetit të Larisës. Fuqia e madhe e përplasjes fatale ka bërë që disa vagonë të dalin nga shinat e dy prej tyre të përfshiheshin nga flakët.
Thuhet se mes personave që ndodheshin në vagonët e para, nuk ka të mbijetuar. Mesazhet e solidarizimit me Greqinë në këtë moment të vështirë të saj, kanë vërshuar nga e gjithë bota teksa qeveria greke shpalli tre ditë zije kombëtare dhe flamujt, nga sot janë ulur në gjysmë-shtizë.
Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se “ne jemi të gjithë me ju”.
“Mendimet e mia janë me popullin e Greqisë pas aksidentit të tmerrshëm të trenit pranë Larisës që mori kaq shumë jetë njerëzish. E gjithë Europa mban zi me ju. I uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, shkroi ajo në Twitter.
Po përmes rrjeteve sociale, ministrja e jashtme franceze Catherine Colonna përcolli të gjithë pikëllimin e saj për “aksidentin e tmerrshme pranë Larisës.
“Zemra ime është me popullin grek, ngushëllimet e mia më të thella për viktimat”, u shpreh ajo.
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel gjithashtu shprehu keqardhjen e tij të tillë për këtë fatkeqësi, që deri tani të paktën, duket të ketë qenë pasojë e një gabimi njerëzor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjithashtu përcolli ngushëllimet e saj për humbjen tragjike të jetës pas këtij aksidentit të tmerrshëm, e kryeministri Albin Kurti theksoi se iu thye zemra nga ky lajm.
“Kosova qëndron pranë Greqisë pas kësaj tragjedie dhe populli i Greqisë është në mendimet dhe lutjet tona”, ka shkruar ai.