“Studentët që protestuan, i ngelën në provime”, pedagogët denoncojnë: Kolegët kërcënohen, si ndikoi politika me mekanizmat e saj për të ‘shuar’ protestën

“Shumë profesorë kanë bojkotuar, pasi menduan se bojkoti nuk ishte një ide e emirë dhe nuk e përkrahën. Sikur edhe e gjithë trupa akademike të dalë, do ishte numër i vogël.”, tha Kovaçi.
Ndërkohë, pedagogu i njohur i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Lush Susaj tha se studentët që kanë marrë pjesë në protestat e mëparshme janë intimiduar dhe ngelur në provime. Mes të tjerash ai lëshoi akuza në drejtim të politikës, ndërsa pohoi se mekanizmat e saj kanë ndërhyrë për të shuar protestat e tyre.
“Protesta e studentëve u shtyp brutalisht nga politika dhe jo vetëm. Ata që u ngritën në protestë, u ngelën në klasë. S’kam parë kurrë brez më fisnik që u ngel në klasë. Studentët dhe pedagogët që i prinë protestës studentore, nuk patën shans që të marrim kokërr vote, pasi ndërhyri politika. te ne ka ndërhyrë politika dhe mekanizat e saj. Unë jam njeri i lirë, e neveris dhunën dhe terrorin shtetëror mbi këdo. Unë shoh ata që thonë; nuk vij dot në protestë, se kam gruan apo fëmijën në punë. Frika, intimidimi, është i pashembullt.”, tha Susaj.
Ndërkohë, pedagogu i Universitetit Politeknik, Ismail Hoxha tha se protesta e tyre duhet të mbështetet gjerësisht, sidomos dhe nga mediat.
“Duhet të tregojmë se problemi është masiv. Protesta jonë duhet të mbështetet nga media. Paga e një profesori me titull shkon gati 1.000 euro. Koha e ballafaqimit të studentit me pedagogun duhet të jetë më e madhe. Nëse do ishte paga më e lartë, ai do ishte më i pranishëm në jetën akademike të universitetit. Rritja financiare për Profesoratin, do rriste dhe bashkëpunimin mes pedagogëve dhe studentëve”, tha Hoxha.
Lajme.online