“Rama tenton të na mbyllë gojën”/ Protesta e 3 marsit, sekretarja e PD: Nuk do të ndalemi, revolucioni ka nisur

“Rama tenton të na mbyllë gojën”/ Protesta e 3 marsit, sekretarja e PD: Nuk do të ndalemi, revolucioni ka nisur

4474747

Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PD, Jola Hysa, e ftuar ditën e sotme në rubrikën “Opinion” në News24, foli për protestën e paralajmëruar më 3 mars.

Ajo u shpreh se kjo protestë do të jetë nisja e revolucionit dhe se nuk do të ndalet deri në largimin e qeverisë së Edi Ramës. Ajo u shpreh se pavarësisht vendimit të gjykatës për vulën e PD po më 3 mars, kjo nuk do të ndikojë në këtë protestë.

Pjesë nga intervista:

Cila do jetë risia për 3 marsin?

Hysa: Do të jetë nisja e revolucionit.

Nëse Rama në datën 2 vjen në Kuvend për mocionin, a ndryshon gjë?

Hysa: Absolutisht jo, sepse kemi vendosur që deri në fund të këtij regjimi do të qëndrojmë në këmbë, do t’i shkojmë deri në fund. Tani ka ardhur limit i çdo gjëje. Rama e ka detyrë si kryeministër, sepse kur sovrani kërkon llogaridhënie është i detyruar ta japë deri në fund. Më përjashtimet dhe mungesën e tij në seancë, po tenton të na mbyllë gojën. Tenton të mbyllë gojën medias, biznesmenëve, apo të mbajë administratën nën tutelë përmes Aktivisti, jemi shumë të ekspozuar ndaj çdo lloj rreziku. Shteti shqiptar nuk mban përgjegjësi për thyerjen e ligjit për privatësinë e qytetarëve.

Nëse gjykata flet para se ju të nisni protestën, ndryshon gjë në aksion tuaj?

Hysa: Aksioni jonë do vazhdojë të jetë i njëjtë, protesta do vazhdojë. Aksioni jonë varet nga zëri qytetar dhe të vërtetave që duhet të dalin sheshit. Gjykata nuk ka lidhje fare me aksionin tonë politik. Nuk ka lidhje me ditën kur do të flasë gjykata për vulën e PD.

Nëse gjykata vendos në favor të grupit tjetër?

Hysa: Ajo që ne besojmë është verdikti i sovranit, dhe deri sa sovrani e ka thënë se ke mbështet, do t’i përgjigjemi kërkesave të qytetarëve. Shume shpejt ne do të publikojmë fakte të reja për skandale të reja.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: