Marrëveshja Kosovë-Serbi, Meta: E ardhmja e rajonit s’është te “Ballkani i Hapur”, por te marrëveshjet që i hapin rrugën fqinjësisë së mirë

Marrëveshja Kosovë-Serbi, Meta: E ardhmja e rajonit s’është te “Ballkani i Hapur”, por te marrëveshjet që i hapin rrugën fqinjësisë së mirë

331293999 572370758288275 8233918162528356747 N

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar mesazheve për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një reagim Meta theksoi se teksti zyrtar i marrëveshjes pati elemente që meritojnë vlerësim pozitiv, sidomos ato për barazinë sovrane të Shteteve.

MESAZHI I METËS
Mbrëmë në Bruksel ishte një mundësi e mirë për të hedhur një hap të qëndrueshëm e pozitiv drejt njohjes së ndërsjelltë, paqes dhe integrimit europian të Kosovës dhe Serbisë.
Teksti zyrtar i marrëveshjes pati elemente që meritojnë vlerësim pozitiv, përderisa palët zotohen që të udhëhiqen nga synimet e parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, sidomos ato për barazinë sovrane të Shteteve, respektimin e Pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, si dhe të Drejtën për Vetëvendosje.
E përgëzoj kryeministrin e Kosovës, z. Kurti, që kishte shkuar i përgatitur dhe konstruktiv.
Shpresoj që edhe Presidenti i Serbisë ta gjejë guximin e të nënshkruajë sa më shpejt, sepse koha kurrë nuk mund të kthehet pas.
E ardhmja e rajonit tonë nuk është te skemat dhe taktikat si puna e “Ballkanit të Hapur”, as te “tërheqjet e veshëve” por te marrëveshjet e drejta, transparente, që konkretizojnë integrimin europian dhe i hapin rrugën fqinjësisë së mirë, ku asnjë fqinj nuk e dominon tjetrin.


Këtë e pëlqejnë %d blogues: