“Ish”-i i Barçës: “Camp Nou” stadium turistësh, vinin vetëm për Messin

Junior Firpo luajti dy sezone me Barcelonën përpara se të transferohej për 15 milionë euro te Leeds United (2021).

Aventurën në Premier League po e shijon në maksimum, sidomos ndeshjet shtëpiake.

Mbrojtësi i majtë me origjinë nga Republika Dominikane, ka bërë një krahasim midis mitikut “Camp Nou” dhe “Elland Road”, “fortesës” së Leeds United.

Stadiumi i Leedsit është shumë më i mirë se Camp Nou. Në Barcelona nuk ka tifozë, ka vetëm turistë. E keni parë Elland Road? Është gjithmonë i mbushur plot. Nuk gjen kurrë vende bosh. Në Camp Nou vinin vetëm për të parë Messin. Njerëzit thërrisnin ‘wow’ në çdo lëvizje fantastike që bënte”, deklaroi 26-vjeçari.

Junior Firpo po luan sezonin e dytë me skuadrën angleze. Një dëmtim në gju i pësuar në ditët e para të korrikut, e mbajti atë rreth dy muaj larg fushave. Deri në këtë fazë të sezonit, anësori numëron 12 ndeshje dhe 2 gola me Leedsin.