Gjiknuri me socialdemokratë gjermanë: Promovim potencialit tonë turistik dhe ekonomik

TIRANË, 28 shkurt: Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri priti sot në një takim një grup përfaqësuesish politikë të socialdemokratëve gjermanë.

Grupi shoqërohej nga Michael Rüter, këshilltar i SPD-së e ish-ministër dhe kishte në përbërje Maximilian Schmidt, anëtar i bordit të kompanisë “Volkswagen” dhe “Continental”; Bjön Kufahl, president i Turizmit dhe udhëtimeve për SPD-në gjermane; Jörg Martin Misir, president i kompanisë së turizmit “MISIR”; Gisela Strnad, anëtare e bordit të “Siemens” dhe “Fujitsu”.

Gjiknuri vlerësoi se marrëdhënia e ngushtë midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialdemokrate gjermane përveçse në rrafshin politik synon të promovojë Shqipërinë si një destinacion turistik dhe vend me potencial të lartë zhvillimi ekonomik.

/m.m/r.e/