Erjon Alibej “hap gojën”, pritet të dëshmojë ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj

Kujtojmë se Hoxha dhe Halili po gjykohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Këto dy vrasje akuzohet se i ka urdhëruar Alibej, por çështja për të u tërhoq nga SPAK, pasi Nuredin Dumani e implikoi dhe në krime të tjera.
Alibej ishte thirrur në këtë seancë në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa u pyet nga gjykata për herë të dytë.
“Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar”, ka deklaruar ai.
Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej insistoi, se halli familjarë sapo i kishte ndodhur. Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që t’i jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.
Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që konstatuan të parët trupin e pajetë të Regis Runajt.