Dialogu Kosovë-Serbi/ “Kurti ka ‘lëshuar pe”, diplomati Çejku: Brukseli ka dëshmuar dobësi, fjalën e fundit…

Gjatë bisedës në studio u shpreh dyshues se nga ana e kryeministrit Kurti, mund të jenë bërë disa lëshime. Ndër të tjera shtoi se fjalë e fundit për këtë çështje duhet ta thonë institucionet e Kosovës.
“I gjithë qëndrimi i drejtuesve europianë synojnë të shpërndajnë një opinion pozitiv se vendet janë në drejtimin e duhur, por aty ka disa mangësi të mëdha. Pjesë kryesore e saj pranon një realitet që ekziston në Kosovë. Kryeneçësia e kryeministrit Kurti ia ka dobësuar fuqinë negociuese në raport me Serbinë. Në këtë tryezë mungon SHBA me zërin e tyre”, u shpreh ai.
Më tej shtoi se duhej më shumë transparencë dhe se sipasj kjo situatën po përdoret nga dy palët dhe si nga ana e Kurtit dhe po ashtu nga Vuçiçi nuk ka seriozitet.
“Që në fillim BE ka çeduar , që në adresimin konstuticionalist të fjalës. Ka një përmbledhje të shumë marrëveshjeve që janë nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe na paraqiten si një hap përpara. Por këtu Kosovës i duhej njohja. Kurti ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje pa njohje në qendër. Serbia ka insistuar për Zajednicën, por ende nuk është e qartë ku është. Të dy palët kanë rënë dakord për të shtuar pak më shumë kohë. BE mendoj se nuk ka arritur të transmetojë fuqinë e vet”, tha ndër të tjera ai.