“Çmendet” sërish rrjeti/ Luiz Ejlli në gjendje jo të mirë shëndetësore brenda në shtëpi, Armaldo konfirmon praninë e mjekëve

Teksa të gjithë banorët po qëndronin në oborr, ai shkoi për të fjetur gjumë duke thënë se i dhimbtë koka.
Fillimisht Luizi kishte filluar të dridhej ku pranë kishte Nitën e cila e pyeti nëse ndihej mirë apo kishte nevojë për ndonjë gjë. Për të mos alarmuar banorët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit ku mendohet se është vizituar nga një mjek.
Pamjet nuk janë publikuar por një video e cila është bërë virale në rrjet tregon Armaldon i cili gjatë bisedës me Kiarën tha se një doktor ka hyrë për të kontrolluar këngëtarin, por moderatorja i kërkoi që të mos e diskutojë këtë gjë.
“Po paska ardhur një doktor për atë, paska ardhur një doktor”, dëgjohet të thotë Armaldo.
Ndërkohë në një bidesë tjetër, Ermiona i thotë Kiarës se ka ajo ilaçe që mund ta qetësojnë Luizin, por moderatorja i thotë se duhen ilaçe specifike.