
Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Mamurras-Fushë Krujë, ku T. M, rreth 60 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga.
Drejtuesi 60-vjeçar i automjetit ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.